Vjosa Shehu i rikthehet skenës me këngën 'Vetes'

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 18:45
Vjosa Shehu i rikthehet skenës me këngën 'Vetes'

Këngëtarja e njohur Vjosa Shehu, i është rikthyer skenës pas një pauze relativisht të gjatë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka zgjedhur pikërisht  Festivalin e Këngës në RTK, i cili u organizua për herë të parë në Kosovë, që të paraqitet me këngën  "Vetes", ku shkëlqeu si me interpretim poashtu dhe me paraqitje.

Image

Vjosa e këndoi këngën me pasion, duke ua dedikuar të gjithë atyre që kanë përjetuar abuzime dhe janë përballur me përçmim, por në fund gjetën forcën për tu ringjallur dhe për të vazhduar...

Muzikën e kompozuan Lorenzo Kobina dhe Junior Akwety, ndërsa tekstin e këngës e shkroi vetë ajo.


Kujtojmë se Shehu, vite më parë preku tregun belg me këngën “Trance me up” derisa ky rikthim do jetë i fuqishëm për të.

(Kosova Sot Online)