Eleni Foureira: Kur erdha në Greqi mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 14:24
Eleni Foureira: Kur erdha në Greqi mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria

Eleni Foureira e kishte pranuar shumë vonë se ishte nga Shqipëria para publikut grek, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Së fundmi ajo ka folur për vështirësitë që ka kaluar dhe racizmin që tregonin ndaj saj në Greqi.

 

“Kur isha 20 vjeç dhe erdha në Greqi, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria. Të shanin, por nuk e kuptoja pse ndodhte kjo.

Duke u rritur, kjo m’u bë një gjemb në këmbë. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm dhe të thosha “Jam nga Shipëria. A nuk është super?”

Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. Do të kthehet dikush dhe do të më thotë:
“Ti që ke turp….”

Jo, nuk kam patur turp. Kisha frikë nga reagimi dhe zhurma e botës. Do të doja të ndryshonte.

Eleni e vogël nuk kishte guxim ta thoshte në atë kohë. Shkova në një kompani diskografike dhe kur mbylla derën më thanë “Shqiptari do të bëjë karrierë””- tha ajo në një intervistë.

Image

(Kosova Sot Online)