Olta Gixhari 'kapet' në momente romatike me këtë person

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 21:00
Olta Gixhari 'kapet' në momente romatike me këtë person

Olta Gixhari është shumë diskrete kur bëhet fjalë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është munduar në maksimum që ta mbajë atë sa më larg vëmendjes së publikut, duke mos e postuar në rrjetet sociale.

 

Por mbrëmjen e kaluar, Olta ka vendosur të ndaje me ndjekësit e saj në Instagram, disa momente intime, duke publikuar një video, ku shihet së bashku me partnerin në makinë.

Në videon e publikuar, aktorja shihet teksa ka shtrënguar dorën e bashkëshortit të saj, ndërkohë që në sfond dëgjohet muzikë romantike.

Këtë postim, protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.

Para këtij postimi, Gixhari ka treguar se ka qënë e pranishme në koncertin e Elsa Lilës, që mesa duket ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

Image

(Kosova Sot Online)