Luizi reagon pasi Kiara shfaqet pa unazën e martesës

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 14:22
Luizi reagon pasi Kiara shfaqet pa unazën e martesës

Një nga çiftet, më të pëlqyer të momentit padyshim se janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.

 

Kiara ka postuar një foto nga ‘look-u’ i saj nga “Fan Club DWTS”, ku është edhe moderatore. Megjithatë, ajo që panë të gjithë ishte se prezantuesja nuk e kishte vendosur në gisht unazën e martesës dhe kjo nuk i ka shpëtuar ndjekësve, por as Luizit.

Këngëtari i ka dalë “të keqes përpara”. Para se të nisin aludimet se çifti është ndarë, Luizi ka  komentuar vete duke paraprirë të gjitha thashethemet që mund të qarkullonin. “A ju kam thënë që nuk janë bashkë. Ku i ka unazat?”, ka shkruar ai.

Image

(Kosova Sot Online)