'Oh moj Qomile' vjen me interpretim të shkëlqyer nga diva e muzikës Adelina Ismaili

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 19:50
 'Oh moj Qomile'  vjen me interpretim të shkëlqyer nga diva e muzikës Adelina Ismaili

Të rralla janë artistet që përgjatë karrierës së tyre kanë interpretuar disa zhanre muzikore, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E tillë është diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili e cila ndër vite me muzikën që ka kultivuar ka bërë revulucion.

 

Disa e kuptojnë në fillim e ca të tjerë iu duhen vite por një gjë është e sigurt artiste të kompletuar si Adelina rrallë mund të hasësh.

Në një video të publikuar së fundi, ajo shfaqet duke interpretuar shkëlqyer një këngë të vjetër qytetare "Oh moj Qomile".

(Kosova Sot Online)