Monika Salihu: Ka ardh koha që sot nuk iu interesojnë asetet askujt por mesazhi

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 19:49
Monika Salihu: Ka ardh koha që sot nuk iu interesojnë asetet askujt por mesazhi

Monika Salihu është ndër këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare, e njohur për origjinalitetin e saj, e pakompromis dhe shumë reale duke iu përshtatur trendit të kohës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një intervistë të realizuar për gazetën "Kosova Sot", Monika ndër të tjera kishte deklaruar se ka ardh koha që sot nuk iu interesojnë asetet e askujt, ju intereson mesazhi, ngjyra dhe kënga e veqantë.

 

"Ka ardh koha që sot nuk iu interesojnë asetet e askujt, ju intereson mesazhi, ngjyra dhe kënga e veqantë. Ka filluar të kërkohet vlera. Sot Beyonce zhvishet por asaj i rrjedhin miliarda, këtu tek ne nuk është nevoja pasi nuk i kemi ato të ardhura. Ato që i marrim ne i harxhojmë për dy ditë, ku po jetë fytyra pastaj nëse provokon duke u ekspozuar", ka potencuar Salihu.

Image

(Kosova Sot Online)