Nuk flisnin prej vitesh, Irma dhe Eranda surprizojnë publikun me veprimin e papritur

  • S.A /
  • 11 November 2023 - 08:24
Nuk flisnin prej vitesh, Irma dhe Eranda surprizojnë publikun me veprimin e papritur

Disa javë më parë përmes një InstaStory motrat Libohova konfirmuan ribashkimin e tyre pas pesë vitesh duke lënë pas hatërmbetjet mes njëra-tjetrën. Pavarësisht se lajmi erdhi i papritur, ai i gëzoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Së fundmi Irma ishte protagoniste e “Këngë Moj”, ndërsa në një moment në skenë ajo ftoi motrën e saj Erandën për të performuar së bashku me të.

Vajzat dukeshin mjaft të lumtura teksa këndonin së bashku, duke krijuar kështu një atmosferë magjike që i kishte munguar publikut shqiptar për një kohë kaq të gjatë.

Mesa duket dy motrat kanë vendosur që vitet e humbura krah njëra-tjetrës t’i rikuperojnë shumë shpejt, dhe pse jo të “ndezin” edhe një herë skenën dhe bashkëpunimet së bashku.

(Kosova Sot Online )