Zbuloni arsyen pse Luiz Ejlli u ndalua nga policët në aeroport

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 18:00
Zbuloni arsyen pse Luiz Ejlli u ndalua nga policët në aeroport

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është nisur drejt Zyrihut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në “Instastory”, ku tregon se si policët në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, e kanë mbajtur 1 orë në pyetje, pasi ai u kishte thënë se ‘po shkonte në Zyrih për të parë një film’.

 

“E di kush ishte pjesa më e bukur? Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Na pyetën këta policët ‘ku po shkoni?’, se jemi në Frankfurt këtu. ‘Në Zyrih i thamë’. ‘Për ça po shkoni?’, tha. ‘Me pa film’, i thashë. ‘Si me pa film?’, tha. ‘Po. Duam me shkuar deri në Zyrih me pa film’, i thashë. E kujtuan se jemi duke u tallë dhe na mbajtën 1 orë aty në pyetje. Për atë Zot. Ishin dobët me humorin këta policët gjermanë, tregon Luiz Ejlli.

Image

(Kosova Sot Online)