Kush do të moderojë 'BBVA 3': Arbana Osmani apo Bora Zemani?

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 16:34
Kush do të moderojë 'BBVA 3': Arbana Osmani apo Bora Zemani?

Bora Zemani është një prej moderatoreve që përflitet që mund të zëvendësojë Arbana Osmanin në moderimin e spektaklit “Big Brother VIP Albania 3” dhe më në fund, i është përgjigjur pyetjes se nëse do ta prezantojë apo jo programin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


 
Bora dha një përgjigje jo shumë të qartë, duke nënkuptuar se në dorë e ka publiku vendimin: “Thua do më shkonte? Si mendon ti?”, iu drejtua ajo gazetarit.

Më tej, vijoi: “Do të doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes. Le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku”, përmbylli ajo e buzëqeshur.

Një tjetër emër i përfolur për të prezantuar “BBVA 3” është edhe Ledion Liço, i cili kohët e fundit është angazhuar si producent pranë Top Channel. Ai ka moderuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother” me personazhe të thjeshtë.

Sa i përket zërave se Arbana mund të mos jetë më moderatorja e edicionit të tretë të “BBVA”, burime të ndryshme brenda Top Channel thanë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar. Sipas burimeve, moderimi i BBVA-3 mbetet ende një çështje e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.

Image

(Kosova Sot Online)