Bebe Rexha shfaqet në aeroport në këtë gjendje

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 14:13
Bebe Rexha shfaqet në aeroport në këtë gjendje

Ylli shqiptaro-amerikan, Bebe Rexha, arriti të fluturojë pa u vënë re kur mbërriti në Aeroportin e Brisbanes, përpara turneut të saj të koncerteve në Australi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo nuk kishte makijazh në fytyrë dhe mbante flokët e saj bionde në valë të lirshme, ndërsa plotësoi pamjen e saj me sandale të zeza, unaza diamantesh dhe një palë kufje të mëdha.

Këngëtarja e këngës “One In A Million” dukej e shpërqendruar nga telefoni i saj ndërsa shkruante duke ecur drejt daljes.

Bebe Rexha nisi turneun e saj australian me një koncert në “Tivolit” në Brisbane më 11 nëntor, përpara se të shkonte në Sydney për një koncert në “Liberty Hall” më 13 nëntor.

Artistja me origjinë shqiptare e lindur në New York përfundoi turneun e saj në Teatrin “Forum” në Melbourne më 14 nëntor.

Një muaj para udhëtimit të saj në Australi, Rexha zbuloi se po planifikonte të arrinte më herët nga programi që të shijonte kafen e famshme të Australisë, e cila njihet si një nga kafet më të famshme në botë.

Image

(Kosova Sot Online)