Arjola Demiri tregon a e mori shtëpinë e premtuar nga 'Big Brother VIP Albania'

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 15:54
Arjola Demiri tregon a e mori shtëpinë e premtuar nga 'Big Brother VIP Albania'

Edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh, Arjola Demiri fitoi padyshim një ndër surprizat më të bukura të bëra në “Big Brother VIP ku ishte banore”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke qenë se shpeshherë ajo kishte treguar se një ndër ëndrrat e saj ishte ti blinte fëmijëve një apartament në Tiranë, produksioni e kishte marrë përsipër.

Teksa ka dhënë së fundmi një intervistë, aktorja tropojane u pyet nëse ka hyrë në apartamentin që iu dhurua në BBVA.

E njëjta theksoi se është në përfundim dhe se së shpejti do ta gëzojë bashkë me fëmijët.

“Pikë së pari do të banojë në një ambient shumë të sigurt për fëmijët e mi”, u shpreh ajo.

Tutje, artistja shtoi: “Pikë së dyti, shumë shpejt do ta marrë çelësin që më është dhuruar”.

Image

(Kosova Sot Online)