Zhaklin iu 'kapet' Luizit dhe Kiarës: Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes!

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 13:58
Zhaklin iu 'kapet'  Luizit dhe Kiarës: Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes!

Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.

Sakaq, një postim i Zhaklin Lakatarit, e cila ka qenë opinioniste në “BBV2”po interpretohet si kunjë për çiftin. Përmes një statusi në Instagram ajo është shprehur se fëmijët nuk janë më fryti i një dashurie, por i interesit.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtueshme.”-shkruan ajo.

Image

(Kosova Sot Online)