Shkurte Fejza shkëlqen me interpretimin e saj në koncertin 'Mora udhë kah Manastiri'

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 22:37
Shkurte Fejza shkëlqen me interpretimin e saj në koncertin 'Mora udhë kah Manastiri'

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ka shënuar 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit, me koncertin  "MORA UDHË KAH MANASTIRI", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë koncert e madhështoi prania e primadonës së muzikës shqipe znj.Shkurte Fejza, e cila me këtë rast interprteoi disa prej këngëve himne si "Mora fjalë", "Xhamadani" si dhe këngën e realizuar së fundi "Mora udhë kah Manastiri".


"Unë për vetën time si rrallëherë e kam ndierë veten tamam artiste në mesin e shumë artistëve me një okestër profesionale, me një kor të mrekullueshëm dhe vallëtarë dhe aktorë të jashtëzakonshëm.
Ky koncert do të mbetet gjatë në kujtesën time si event i rrallë dhe me peshë të madhe për kulturën shqiptare", ka deklaruar artistja e njohur përmes llogarisë së saj sociale ndër të tjera me këtë rast.

Postimi i plotë:

MORA UDHE KAH MANASTIRI- një koncert me përmasa të një feste mbarëkombëtare.
E përgëzoj Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe valleve Popullore Shqiptare  të RMV në krye me kolegun tim të respektuar z. Shkodran Tolaj për organizimin e kësaj feste kombëtare të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Unë pata nderin dhe kënaqësinë të jam pjesë e këtij koncerte me përmasa madhështore me tri këngët e mia emblematike: Mora udhë kah Manastiri, Mora fjalë me tekst dhe muzikë të mikut tonë kompozitorit emblematik z. Naim Gjoshi dhe këngën time të udhëpërshkrimit tim të parë në Shqipëri Xhamadani vija vija të autorëve Alfred Çapaliku dhe kompozitorit Zef Çoba, por kesaj radhe do ta veçoj kengën
- MORA UDHE KAH MANASTIRI e realizuar për herë të parë para 35 viteve  me kompozimin e parë timin me tekstin e mikut tonë z. Faruk Tasholli i cili për kënaqësinë time , të Ansamblit dhe të mijëra shikuesve të pranishëm ishte prezent në koncert e që kishte ardhur enkas nga Gjermania në Manastir. 
Unë pë vetn time si rrallëherë e kam ndierë veten tamam artiste në mesin e shumë artistëve me një okestër profesionale, me një kor të mrekullueshëm dhe vallëtarë dhe aktorë të jashtëzakonshëm.
Ky koncert do të mbetet gjatë në kujtesën time si event i rrallë dhe me peshë të madhe për kulturën shqiptare.
Në Manastir me 22 Nëntor 2023 ndodhi magjia e artit, kulturës dhe historisë shqiptare.

(Kosova Sot Online)