Adelina me 'sabah' e uron Valin: Urime ditëlindjen shpirti im i bukur

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 12:50
Adelina me 'sabah' e uron Valin: Urime ditëlindjen shpirti im i bukur

Kjo e diel, ka aguar me festë në shtëpinë e çiftit të njohur Val Krasniqi&Adelina Ismaili, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot Vali feston ditëlindjen.

Me këtë rast ai ka pranuar urime të shumta nga familjarë dhe miqtë e tij.

 

Derisa urimi special ka ardhur nga bashkëshortja e tij, diva e muzikës Adelina Ismaili.

"Urime ditëlindjen shpirti im i bukur. I festofsh dhe shumë të tjera me gjithë të mirat e botës. Të dua", ka shkruar Adelina.


Kujtojmë se Vali ka vite që po menaxhon me sukses bizneset në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë.

(Kosova Sot Online)