Bashkëshorti i Rita Orës ju lë pa tekst me fjalët që i thotë për Kosovën

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 14:17
Bashkëshorti i Rita Orës ju lë pa tekst me fjalët që i thotë për Kosovën

Partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë, ka deklaruar se “Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një takim me kryeministrin Albin Kurtin ai dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.

Kjo është hera e parë e tij në Kosovë. Dyshja së bashku me familjen e Ritës arritën ditën e djeshme, pasi artistja zgjodhi ta festonte 33-vjetorin në atdhe.

Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë.

Image

(Kosova Sot Online)