Rita Ora dhe Dafina Zeqiri takohen në zemër të Prishtinës

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 18:51
Rita Ora dhe Dafina Zeqiri takohen në zemër të Prishtinës

Me ardhjen e Rita Orës në Prishtinë për nder të Ditës së Flamurit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar një darkë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo mblodhi në një vend këngëtarë, aktorë e shumë figura të tjerë të famshme. E pranishme ishte edhe artistja e njohur, Dafina Zeqiri, e cila nuk mungoi me disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

 

E njëjta pozon krah Ritës si dhe sjell një imazh me motrën e saj, Elena Orën, e cila njëherësh njihet si menaxhere e këngëtares së famshme.

“Jam shumë falënderuese për darkën e organizuar nga presidentja”, shtoi mes tjerash 34 vjeçarja.

Të tjerë në darkë ishin: Ylli Limani, Edona Reshitaj, Kaltrina Krasniqi, Blerta Basholli, Majlinda Kelmendi, Valdrin Sahiti etj.

Ritës iu dorëzua edhe ‘Çelësi i Qytetit’ nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Image

(Kosova Sot Online)