'Mora fjalë' interpretuar nga Shkurte Fejza kënga patriotike që u kërkua më së shumti nga shqiptarët

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 21:42
'Mora fjalë' interpretuar nga Shkurte Fejza kënga patriotike që u kërkua më së shumti nga shqiptarët

Kënga me e kërkuar patriotike në Google është kënga “Mora fjalë” interpretuar nga artistja e njohur Shkurte Fejza, ka deklaruar eksperti i IT, Tom Kallanxhi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ai tha se kjo këngë kërkohet me 40%. 34% e popullsisë kërkojnë këngën e Elvana Gjatës “Kuq e zi je ti”, ndërkohë që “Xhamadani vija vija është në vendin e tretë me 26%.

Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

(Kosova Sot Online)