Mirsa Kërqeli bëhet nënë për herë të tretë: Prehërit tim ju shtua edhe një yll

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 14:56
Mirsa Kërqeli bëhet nënë për herë të tretë: Prehërit tim ju shtua edhe një yll

Këngëtarja e njohur, Mirsa Kërqeli, është bërë nënë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, ku ka treguar se në jetë ka sjellur djalin të cilën e kanë quajtur Ari.

Mirsa ka shkruar fjalë më emocionuese për ardhjen në jetë të fëmiut të saj.

“Me 08.12.2023 prehërit tim ju shtua edhe një yll,zemrës sime edhe një jetë,fëmijëve të mi ju lindi një vëlla,familja jonë u bë e madhe...
Mami dhe babi do të jenë gjithmonë për ty dhe me ty i vogli jonë.
Rrofsh sa malet Ari “, ka shkruar Mirsa.

(Kosova Sot Online)