Dua Lipa tregon të sharën e preferuar në gjuhën shqipe

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 19:21
 Dua Lipa tregon të sharën e preferuar në gjuhën shqipe

Këngëtarja Dua Lipa ishte e ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka zbuluar të sharën e saj të preferuar në shqip.

 

“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.

Ylli foli për këngën e saj më të re “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme. Ajo kishte veshur një xhaketë të kuqe dhe të zezë, duke e kombinuar me flokët e saj.

Të ftuar të tjerë në këtë rubrikë kanë qenë Lizzo, Rihanna, Kelly Clarkson, Lorde, Post Malone dhe nëna e Seth.

Hiti i këngëtares “Dance the Night” është kandidat për Këngën e Vitit në Grammy Awards 2024. Kategoria prezantohet për kompozitorët, të cilët përfshijnë Lipa, Ronson, Carolina Ailin dhe Andreë Wyatt.

(Kosova Sot Online)