Shkurte Fejza: Po shkoj në Kukës në shenjë falenderimi për mikëpritjen në ditët ma të vështira të popullit tonë

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 15:40
Shkurte Fejza: Po shkoj në Kukës në shenjë falenderimi për mikëpritjen   në ditët ma të vështira të popullit tonë

Artistja e njohur Shkurte Fejza është e ftuar nderi për të kënduar në koncertin festiv i cili do të mbahet të premtën më 15 dhjetor duke filluar nga ora 16:00 në sheshin "Skenderbej" në Kukës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fejza, përmes llogarisë së saj sociale, gjersa ka shkruar...

 

"Po shkoj në Kukës me plot vullnet në shenjë falenderimi për mikëpritjen  dhe kontributin e jashtëzakonshëm në ditët ma të vështira të popullit tonë".

Postimi i i plotë:


Festojmë sebashku në Kukës në qytetin e bujarisë shqiptare. Po shkoj në Kukës me plot vullnet në shenjë falenderimi për mikëpritjen  dhe kontributin e jashtëzakonshëm në ditët ma të vështira të popullit tonë.

 


(Kosova Sot Online)