Mozzik uron vajzën për ditëlindje: Është dashuri e shenjtë ajo e prindit për vajzën, valët e jetës na gjuajnë e na dërgojnë kudo

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 11:17
Mozzik uron vajzën për ditëlindje: Është dashuri e shenjtë ajo e prindit për vajzën, valët e jetës na gjuajnë e na dërgojnë kudo

Këngëtari, Mozzik, ka treguar se sot ka ditëlindjen vajza e tij, Hana, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mozzik ka shkruar një urim emocionues për vajzën e tij.

Këngëtari ka shkruar fjalët më të mira nga ana e një prindi për fëmiun e tij.

Mozzik ka shkruar se është shumë krenar që vajza e tij është shëndoshë e mirë, duke thënë që është i lumtur që e ka epitetin babë.

Postimi i pkotë:

Para 5 vite m'ka pas plas vaji , vaj gëzimi normal.

Kur Zoti i madh vendosi t'më jep epitetin Babë .

E ti po rritesh pikërisht ashtu si e ka shkruar Zoti i madh ..valët e jetës na gjuajnë e na dërgojnë kudo.

Është dashuri e shenjtë ajo e prindit për vajzën.

Sado që mërzitem që nuk të kam tërë ditën e tërë natën afër , në anën tjetër jam shumë krenar vetëm që të kam shëndosh e mirë !

Urime vajza ime datëlindjen e 5 !

(Kosova Sot Online)