Askush nuk i priste: Ja emrat që po flitet se do të jenë pjesë e 'Big Brother Albania VIP'

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 15:54
Askush nuk i priste: Ja emrat që po flitet se do të jenë pjesë e 'Big Brother Albania VIP'

Moderatori i njohur Drini Zeqo do të marrë pjesë në edicionin e tretë të ‘Big Brother Vip’, që do të nisë në javët e para të muajit Janar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Moderatori ka një karrierë disa vjeçare në televizionet shqiptare, ku e kemi parë edhe si prezantues në emisione dhe spektakle të ndryshme.

Tashmë mbetet ta shohim në një profil tërësisht ndryshe, me pjesëmarrjen e tij si konkurrent në spektaklin e famshëm, ku personazhet shfaqin dimensionet e karakterit të tyre që ndoshta më parë nuk i kemi njohur.

Sakaq, disa nga emrat e tjerë që do të jenë konkurrentë në ‘BBV3’ janë: Bleona Qereti, Albi Nako, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Ksenja Shoshaj, La Fazani, Bardhi, Meri Shehu, Zamira Kita, Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik, Shegushe Zeqiraj.

Image


(Kosova Sot Online)