Anna Oxa lajmërohet nga Italia: Nëna dhe babai im janë shqiptar

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 17:15
Anna Oxa lajmërohet nga Italia: Nëna dhe babai im janë shqiptar

Këngëtarja me origjinë shqiptare që e nisi karrierën e saj në Itali, Anna Oxa në episodin e së dielës 17 dhjetor të ‘Domenica In’ ka dhënë detaje nga jeta personale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo shprehet se zhurma e qyteteve nuk i pëlqen dhe për këtë arsye është zhvendosur me një banesë në natyrë.

 

 “Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”. Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë: “Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.

Ndër të tjera, Oxa ka treguar me krenari për origjinën e saj shqiptare.

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”.

 

(Kosova Sot Online)