Mal Retkoceri me 'Çmendur' sjell një frymë të re në Fest 62'

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 18:44
Mal Retkoceri me 'Çmendur' sjell një frymë të re në Fest 62'

Padyshim ndër eventet më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, është Festivali i 62-të i Këngës në RTSH  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit, ku në skenën e Fest 62', u paraqit  me këngën "Çmendur", këngëtari  Mal Retkoceri.

Derisa publiku shqiptar e shijoi interpretimin live të këngëtarit përformanca e tij spikati.

 Mal Retkoceri është djali i këngëtares së njohur Violetë Kukaj. 

(Kosova Sot Online)