Diva Adelina Ismaili e 'kall' Fest 62' me 'Zemrën nuk ta fal'

  • A.P /
  • 22 December 2023 - 15:37
Diva Adelina Ismaili e 'kall' Fest 62' me 'Zemrën nuk ta fal'

Festivali i 62-të i Këngës në RTSH është ndër eventet më të rëndësishëm të muzikës shqiptare,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mbrëmë u mbajt nata speciale e nostalgjisë e cila ngjiti në skenë emrat më të mirënjohur të muzikës shqiptare.

Në këtë eveniment nuk kishte si të mungonte Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili e cila pas 27 viteve e riktheu hit këngën "Zemrën nuk ta fal".

Me një përformancë spektakulare, Adelina edhe njëherë e dëshmoi se është e pamposhtur, unike dhe artiste e vërtetë, e cila gjatë rrugëtimit të saj ndër vite ka lënë gjurmë në muzikën shqipe.

Në vijim shijoni përformancën nga diva Adelina Ismaili...

 

(Kosova Sot Online)