Sonte zgjidhet fituesi i Fest 62' dhe përfaqësuesi i Shqipërisë për 'Eurovizion 2024'

  • A.P /
  • 22 December 2023 - 21:00
Sonte zgjidhet fituesi i  Fest 62' dhe përfaqësuesi i Shqipërisë për 'Eurovizion 2024'

Sonte është nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH ku do të zgjidhet fituesi i edicionit të 62 nga juria me 11 anëtarë profesionistë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në skenë sot do të përformojnë 22 këngëtarë, 8 prej të cilëve janë artistë të rinj debutues. Por në garën për në Eurovizion do të jenë të 31 pjesëmarrësit e këtij edicioni dhe do të jetë vota e teleshikuesve që do të përcaktojë përfaqësuesin e Shqipërisë në kompeticionin europian.

 

Ndërkohë natën finale të Fest 62 do të kenë mundësi ta ndjekin gjithë shqiptarët e rajonit, pasi do të transmetohet drejpërsëdrejti në disa televizone publike, në vendet ku ata jetojnë.

Nata finale e Fest 62 do të transmetohet drejpërsëdrejti  edhe në Maqedoninë e Veriut përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.

Për herë të parë në historinë e festivaleve, nata finale e Fest 62 do të transmetohet edhe në Malin e Zi në kanalin shqip të radios së Malit të Zi, i vetmi kanal atje që transmeton shqip 24 orë.

Lista e këngëtarëve që do të performojnë sonte në natën finale:

Kastro Zizo-2073

Mal Retkoceri - Çmendur

Erina & The Elementals - Jetën n'skaj

Melodajn Mancaku - Nuk jemi më

Tiri Gjoci-Në ëndërr  

Kleansa Susaj - Pikturë

 Irma Lepuri - Më prit

Festina Mejzini-Melos

Eldis Arrnjeti - Një kujtim

Martina Serreqi - Vetëm ty

Besa Krasniqi - Esenciale

Sergio Hajdini - Uragan

Olimpia Smajlaj - Saj

Anduel Kovaci - Nan

Michela Paluca - Për veten

Peter Pan kuartet - Një herë

Besa Kokëdhima - Zemrën n'dorë

Arsi Bako - Zgjohu

Elsa Lila - Mars

Andi Tanko-Herë pas here

Shpat Deda – S’mund t'fitoj pa ty

Big Basta & Vesa Luma-Mbinatyrale

(Kosova Sot Online)