Besiana Mehmedi: Në Festivalin e RTSH-së duhet të rikthehen kriteret për këngën fituese që na përfaqëson në 'Eurosong'

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 11:00
Besiana Mehmedi: Në Festivalin e RTSH-së duhet të rikthehen kriteret për këngën fituese që na përfaqëson në 'Eurosong'

Të premtën është mbajtur nata finale e Fest 62' në RTSH, ku Mal Retkoceri me këngën "Çmendur" është shpallur fitues i çmimit të parë, derisa këngëtarja Besa Kokëdhima me "Zemrën n'dorë me vota të publikut do ta përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovizion", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Pikërisht për këtë eveniment, përmes llogarisë së saj sociale ka reaguar artistja e njohur Besiana Mehmedi e cila ndër të tjera ka kërkuar se urgjentisht duhet që në këtë festival të rikthehen kritere në përcaktim të stilit muzikor, kodit skenik dhe posaqërisht kritere përcaktuese për këngët fituese që na përfaqëson në “Eurosong”.

Postimi i plotë:

Sa të mirë i kemi kompozitorët! Sa të jashtëzakonshëm instrumentistët, këngëtarët, profesorët që ndajnë mendimin kritik! Sa punë, djersë, mund për të sjellur 4 netë të shkëlqyeshme të festivalit të këngës që e ndjekim me aq nostalgji e që ka shërbyer si busull për shumë aktivitete sepse unë kam pas fat të rritem me të në vitet 92/97 kur babai im punonte në atë institucion dhe bashkë me Zhani Ciko bënë të mundur paraqitjen e këngëtarëve të parë nga Kosova që kalonin dikur ilegalisht kufirin! 
Por pse ne shqiptarët e prishim çdoherë kur ndahen çmimet? Aty plas skandali e bëhemi horë si sonte!
Ofenduese skena e fundit, ndarja e çmimeve dhe mbyllja e festivalit- fatkeqësisht! Ofenduese për spektatorin dhe batutat e kota herë pas here! 
Festivalit me 62 vjet traditë ku dikur kishte parim, kriter të qartë, dicipilinë i kishte humbur “rruga në oborr” 
Mendoj se urgjentisht duhet në këtë festival të rikthehen kritere në përcaktim të stilit muzikor, kodit skenik dhe posaqërisht kritere përcaktuese për këngët fituese që na përfaqëson në “Eurosong”

(Kosova Sot Online)