Himni 'Mora fjalë' interpretuar shkëlqyer nga Shkurte Fejza zgjedhet kënga e vitit

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 15:23
Himni 'Mora fjalë' interpretuar shkëlqyer nga Shkurte Fejza zgjedhet kënga e vitit

Ndër vite komandantit Adem Jashari i janë kushtuar shumë këngë, por kënga "Mora Fjalë", interpretuar nga Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, mbetet projekti më i realizuar në të gjitha komponentët artistik, dhe si e tillë cilësohet himni më i bukur kushtuar heroit kombëtar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo këngë pas 22 viteve arriti të kumbojë në tribunat e Kombëtares shqiptare duke u bërë lejmotiv i saj.
Sot këngën "Mora fjalë" e dinë përmendësh të gjitha gjeneratat.

Prandaj jo më kot, "Mora fjalë" është zgjedhur kënga e vitit nga Top Media Albania.

Lidhur me këtë, përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, artistja e njohur Shkurte Fejza ka shkruar...

"Mora fjalë zgjedhet kënga e vitit nga gjigandi mediatik TOP MEDIA Albania.Falemnderit nga ju adhuruesit e kenges sime që e ngritët këngën në këtë nivel për 22 vite më radhë.

 

(Kosova Sot Online)