"Më këpute shpirtin moj mami", Anna Lika prek me fjalët pas vdekjes së nënës së saj

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 09:35

Aktorja, Anna Lika, ka shkruar fjalë emocionuese për vdekjen e nënës së saj, Ilda Gjoni, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në një postim në Instastory, Lika bën dedikimin prekës për nënën e saj të ndjerë.

“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. Ne përgjithmonë”, ka shkruar Anna.

(Kosova Sot Online)