Kejvina e pranon: Ky është gabimi më i madh i jetës time

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 14:21
Kejvina e pranon: Ky është gabimi më i madh i jetës time

Kejvina Kthella ka qenë njëra nga banoret më të komentuara në Big Brother VIP Albania 2, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo u përjashtua nga formati pak javë pas nisjes për shkak të një incidenti me banorin Luiz Ejlli.

 

Dalja e saj bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, e madje për një kohë qëndroi e distancuar, për shkak të kryqëzimit që iu bë. Duke qenë se sot një vit nisi spektakli më i madh, ajo ka bërë një reagim përmes Instagramit.

Për bionden duket se ky ka qenë një gabim i madh, ndonëse e ka thënë me shaka.

“Si sot një vit kam bërë gabimin më të madh të jetës time. Qëndroni për gabime të tjera”, u shpreh ajo.

Kejvina në një nga intervistat e rralla e pranoi se ka qenë keq dhe se i ka bërë një dëm të madh në jetë.

Image

(Kosova Sot Online)