Inis dhe Ingrid Gjoni në zi humbasin motrën e tyre të madhe

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 17:31
Inis dhe Ingrid Gjoni në zi humbasin motrën e tyre të madhe

Motrat Inis dhe Ingrid Gjoni kanë humbur motrën e tyre të madhe, Ildën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ish-banori i Kafazit të Artë, Beni Kasemi.

 

Në një “Story” në Instagram, ai shkruan: Pusho në paqe o shpirt i bukur!

Po ashtu edhe miku tjetër i motrave Gjoni, Xhani Demika ka ndarë një postim me foton e të ndjerës: Ah moj Ilda Gjoni m’ke këput shpirtin, më ke mërzitur shumë. Po ti ke qenë gjithmonë pozitive me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kurrë që njerëzit e mirë dhe të dashur zoti i donte pranë vetes. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda. Nuk doja kurrë që këto fjalë t’i shkruaja për ty sepse nuk ka fjalë. Ti do ngelesh gjithmonë në zemrat tona dhe do të ngelesh gjithmonë shembull si një mami dhe teze perfekte. Do na mungosh shumë.

Image


(Kosova Sot Online)