Dua Lipa këngëtarja me fitimet më të larta në Britaninë e Madhe

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 14:34
Dua Lipa këngëtarja me fitimet më të larta në Britaninë e Madhe

Dua Lipa është këngëtarja grua me fitimet më të larta në Britaninë e Madhe. Madje fiton më shumë se Adele, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ylli i filmit “Barbie”, 28 vjeç, grumbulloi gati 68 milionë paund, duke eklipsuar shumën e fituar nga kolegia e saj. Ndërsa Dua jeton ende në Britani, Adele është e vendosur në SHBA ku po tërheq miliona në rezidencën e saj në Vegas.

Pasuria totale e Adelës eklipson atë të Duas – por vlera e kompanisë së yllit të One Kiss është pothuajse trefishuar në tre vjet

 

Ajo gjithashtu ka investime me vlerë më shumë se 21 milion £, duke përfshirë blerjen e një blloku banesash me vlerë 1.6 milion £ në Camden, Londrën Veriore.

Dokumentet e Shtëpisë së Kompanive tregojnë se Radical22 Ltd kishte aktive neto prej 29.9 milion £ në dhjetor 2022. Radical22 – i krijuar nga Dua dhe i ati i saj Dukagjin Lipa vlente vetwm 500,000 £ në 2016.

Dua gjithashtu parashikohet të marrë fitime edhe nga Barbie pasi u shfaq në film me rolin e një sirene dhe ofroi kolonën zanore të hitit “Dance The Night”. E lindur në Londër nga prindër shqiptarë, Dua thuhet se fiton 10 milionë paund në vit nga rrjetet sociale.

Në korrik, ajo arriti një marrëveshje me Porsche me shtatë shifra dhe ka lidhje me disa marka. Ajo gjithashtu mbledh para çdo vit për organizatën bamirëse, Sunny Hill Foundation.

 

Image

(Kosova Sot Online)