Ingrit Gjoni emocionon me fjalët pas vdekjes së motrës së saj: Të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 13:44
Ingrit Gjoni emocionon me fjalët pas vdekjes së motrës së saj: Të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu

Këngëtarja, Ingrit Gjoni, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së motrës së saj, Ilda Gjonit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja ka shkruar fjalët më të mira për motrën e saj të ndjerë.

Ingriti ka shkruar se nuk do e kishte menduar kurrë që do i duhej të shkruante për ikjen e motrës së saj nga kjo botë.

Ingriti ka shkruar se Ilda ishte një teze fantastike.

Reagimi i këngëtares:

Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.

Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.

Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!

Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë, ka shkruar Ingriti.