Zhaklin jep detaje të reja rreth 'Big Brother VIP'

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 14:42
Zhaklin jep detaje të reja rreth 'Big Brother VIP'

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari ka folur edhe rreth këtij sopektakli sezoni i tretë i të cili pritet që të fillojë me 13 janar 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se “BBV” është një eksperiencë shumë e fortë të të bën të përfshihesh edhgë nëse nuk deshiron që të flasësh.

 

 

“Big Brother është një eksperiencë shumë e fortë dhe të gjithë janë të përfshirë. Edhe nëse ti do të mos jesh i përfshirë e të flasësh sa më pak, janë ata që të zvarrisin. Unë kam tentuar që pas 6 Majit, jeta ime të jetë sa më afër normalitetit. Sa ja kam dalë nuk e di, por tani siç e sheh edhe ti jam e buzëqeshur. Duket sikur kam dalë jashtë vorbullës së Big Brother.” tha ajo.

Zhaku u shpreh se këtë vit “BBV” do të jetë më i fortë dhe më interesant se vitin e kaluar.

Në përgjithësi thonë për produksionet e mëdha që dyshi është sezoni më i rëndësishëm, që bëhet më i fortë, ku ndodhin më shumë ngjarje e më të papritura. Por unë mendoj që Big Brother është një prodhim shumë i rëndësishëm, që ka mbrapa disa njerëz që kanë disa qëllime dhe duan ta çojnë produksionin e tyre diku. Mendoj se tek treshi do të gjendet diçka që do ta bëjë më të suksesshëm sesa dyshi.” tha ajo.

Image

(Kosova Sot Online)