Fero ironizon gazetarin kosovar që ndërroi jetë: Kalofsh mirë sonte në varr

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 20:00
Fero ironizon gazetarin kosovar që ndërroi jetë: Kalofsh mirë sonte në varr

Media e Kosovës ka mbajtur zi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit Artan Turkaj, i cili ka ndërruar jetë dje në orët e mëngjesit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ndonëse kolegët, të afërmit dhe dashamirësit po e përjetojnë me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të gazetarit, ish-reperi Fero ka bërë një reagim shokues.

Në disa postime në Instagram, Fero i cili prej kohësh ka njoftuar largimin e tij nga muzika dhe përkushtimin në fe, shprehet se ndarja nga jeta e gazetarit ishte ‘dënim’ nga ‘Allahu’.

Ai ka postuar një ‘status’ që gazetari kishte bërë një ditë para vdekjes në Facebook ku shkruante: Urime Krishtilindjet jau boft allahu kabull.

Duket se nga të gjithë, humori i gazetarit të ndjerë, nuk i ka pëlqyer aspak Feros, tashmë një predikues i fesë islame, i cili e ka ironizuar në mënyrën më të rëndë madje duke u shprehur ‘i lumtur’ për vdekjen e tij.

Image

(Kosova Sot Online)