A do të jetë Luiz Ejlli opinionist në 'BBV 3'?

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 16:20
A do të jetë Luiz Ejlli opinionist në 'BBV 3'?

Prezenca e tij në formatin e famshëm “Big Brother VIP” është përfolur prej kohësh, ndërsa burime bëjnë me dije se Luiz Ejlli do të ketë rolin e opinionistit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ai s’do të jetë “vëllai i madh” i produksionit, por “vëllai i madh” që do të gjykojë sipas opinioneve të tij, lojën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në reality-show.

Ende nuk dihet kush do të jetë krah Luiz Ejllit në pozicionin e opinionistit tjetër, ndërsa rrjeti gjithashtu “zien” për moderatorin që do ta drejtojë këtë vit emisionin, mes dy emrave të lakuar; Arbana Osmani dhe Ledion Liço.

Image

(Kosova Sot Online)