Arbana Osmani raegon pas daljes nga spitali

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 17:03
Arbana Osmani raegon pas daljes nga spitali

Moderatorja, Arbana Osmani natën e ndërrimit te viteve nuk mundi ta kalonte në tavolinë me familjarët e saj duke festuar, por në spital për shkak të një problemi shëndetësor të djalit të saj, Diellit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Lajmin e bëri vetë me dije, moderatorja, por sot ajo ka reaguar sërish duke falënderuar të gjithë mbështetësit në këtë situatë aspak të lehtë për të. Në një postim në ‘Instastory’, ajo shkruan se tashmë kanë dalë nga spitali dhe se ndodhen të sigurt bashkë me djalin.

“Jemi të sigurt dhe jemi në shtëpi. Faleminderit për të gjitha fjalët dhe lutjet tuaja të mira. Ju dua të gjithë “, shkruan Arbana ku shihet teksa e përqafuar me djalin e saj.

Image

(Kosova Sot Online)