Me këtë paraqitje Dua Lipën vështirë se mund ta njihni

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 21:28
Me këtë paraqitje Dua Lipën vështirë se mund ta njihni

Dua Lipa ka zgjedhur që 2024 ta nisi me një ndryshim drastik në look. Ajo është bërë bionde dhe duhet thënë që edhe me flokët në këtë ngjyrë duket një yll, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

28-vjeçarja ka postuar në Instagram disa foto nga një studio grimi ku përveç ngjyrës bionde, ka bërë edhe një prerje flokësh.

Ky ndryshim vjen përpara shfaqjës së filmit të saj të ardhshëm Argylle, film në të cilin luan më këtë pamje. “Testi i flokëve dhe make up-it për @argyllemovie ~ në kinema më 2 Shkurt!!”, ka shkruar Lipa krah fotos.

Kujtomë që kjo është paraqitja e dytë e Dua Lipës në një film artistik pas debutimit së bashku me John Cena në Barbie. Filmi do të dalë në kinema më 2 Shkurt 2024 dhe premton të jetë një aventurë plot emocione.

Image

(Kosova Sot Online)