Besiana dhe Shkodrani e urojnё Ali Ahmetin me rastin e ditëlindjes së 65-të

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 18:37
Besiana dhe Shkodrani e urojnё Ali Ahmetin me rastin e ditëlindjes së 65-të

Për liderin e BDI-së Ali Ahmeti sot është ditë feste, pasi ai feston ditëlindjen e 65-të, shkruan gazeta 'Kosova Sot Online'.

Me këtë rast miqtë e tij: Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj e kanë uruar duke i dëshiruar shëndet e suksese.

 

"Sot feston ditëlindjen e 65-të, lideri Ali Ahmeti!

Në këtë ditë të shënuar, përzgjodha si urim për shëndet, jetë e realizim të të gjitha synimeve, pikërisht këtë fotografi me prapavinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, e bërë dhjetë vjet më parë në selinë e BDI-së, e cila më kujton dy fillim refrene të këngëve të famshme “ Krejt çka kish’ të shenjtë Shqipëria, kishte zbrit mbi supe të tija” dhe “Sërish vjen stina e ne ndërrojmë mot, vetëm ai s’plaket kurr” që më bëri të reflektoj se sa i guximshëm, i prerë, vizionar, misionar, idealist, njerëzor, durimtar e paqësor duhet të jetë një personalitet që të identifikohet si: komandanti më i suksesshëm në luftë dhe politikani paqësor dhe i pamposhtur pa asnjë humbje në më tepër se dy dekada; figura kyçe e shtetformimit të Kosovës dhe personaliteti që diktoi zhvillimet në Ballkan duke ndryshuar rrjedhën dhe fatin e avancimit të statusit të shqiptarëve në RMV; aktualisht Lider i pakrahasueshëm shqiptar, me ndikim esencial në arenën evropiane!

Krenarë që jetojmë në epokën e tij dhe që ecim rrugës drejt ardhmërisë, e cila, padiskutim, do të jetë e ndritshme për gjeneratat e reja që do të kenë fatin të mësojnë më tepër, për tërë veprimtarinë e tij të bujshme, në faqet e arta të historisë sonë kombëtare", ka shkruar Besiana Mehmedi.

(Kosova Sot Online)