Publiku po e kërkon Arbana Osmanin si prezantuese në ‘BBV3’

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 15:32
Publiku po e kërkon Arbana Osmanin si prezantuese në ‘BBV3’

Tashmë është konfirmuar se Ledion Liço do të prezantojë këtë edicion të ‘Big Brother Vip’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Imazhi i tij i ka munguar prej vitesh televizionit e duket se ky do të jetë një rikthim i fuqishëm i tij si prezantues në formatin e famshëm. Ledioni së fundmi ka rikthyer edhe faqen e tij zyrtare në Instagram, ku edhe ka filluar të postojë.

Mirëpo ky ndryshim nuk u prit dhe aq mirë nga ndjekësit, të cilët shprehën hapur në komente mbështetjen për Arbana Osmanin. Për këto komente, duket se ka ardhur nje reagim nga Ledion Liço.

Image

(Kosova Sot Online)