Emina Çunmulaj tregon arsyet se pse nuk i publikon më fytyrat e fëmijëve të saj

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 14:02
Emina Çunmulaj tregon arsyet se pse nuk i publikon më fytyrat e fëmijëve të saj

Emina Çunmulaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, shkruan “Kosova Sot Online”.

Përmes një komunikimi virtual në pyetje përgjigje në rrjetin social “Instagram”, Emina është pyetur se pse nuk i ekspozon fëmijët në rrjete sociale.

Emina është përgjigjur se ka shumë arsye.

“Ka shumë arsye. “Për siguri. Ka njerëz me mendje të sëmurë. Fëmijët e mi janë sulmuar në të shkuarën nga njerëz të sëmurë mendërisht. Ndoshta ata nuk dëshirojnë të jenë pjesë e platformës që unë e kam ndërtuar për veten time. Ata janë shumë të vegjël për ta vendosur këtë gjë momentalisht por ndoshta një ditë mund të më thotë që mami përse ma ke zbuluar fytyrën, unë nuk do e doja kurrë këtë gjë. Dhe lista vijon akoma edhe më shumë…”, ka shkruar Emina në përgjigjen e saj.

(Kosova Sot Online)