Elia Zaharia 'godet' partneren e re të Princ Lekës

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 14:17
Elia Zaharia 'godet' partneren e re të Princ Lekës

Prej kohësh tashmë qarkullojnë lajme për ndarjen e Princ Lekës me Elia Zaharinë , dhe me levizjen e kësaj të fundit duket se i kanë “vënë kapakun” martesës së tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Teksa Princ Leka së bashku me partneren e tij të re , fotografen Blerta Celibashi po kalojnë momente romantike, në dukje të pashqetësuar për vorbullen e lajmeve, Elia ka vendosur që ti  heq nga rrjetet e saj sociale  që të dy.

 

Elia dhe fotografja , Blerta Celibashi dikur kanë qënë mikesha shumë të mira dhe shumë prej fotove të Elias me Princ Lekën së bashku me vajzen e tyre, i ka bërë vetë Blerta.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë 7 vite martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie, ku kane dhe një vajzë së bashku.

Image

(Kosova Sot Online)