Njihuni me disa nga emrat që këtë javë do të bëhen pjesë e 'Big Brother Albania Vip 3'

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 18:35
Njihuni me disa nga emrat që këtë javë do të bëhen pjesë e 'Big Brother Albania Vip 3'

Këtë të shtunë, 13 janar do të nisë edicioni i tretë i ”Big Brother Albania Vip 3”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në media është publikuar një listë me personazhe të njohur të cilët thuhet se do të jenë pjesë e formatit që këtë vit do të moderohet nga Ledion Liço.

 

Në listë ka emra si: Romeo Veshaj, Adelina Tahiri,  Jul Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica etj. Nuk dihet nëse lista ka dalë nga brenda stafit të Big Brother Vip, apo është një letër që qarkullon nga grupe fansash.

Opinionistë këtë sezon do të jenë Arbër Hajdari që rikthehet në këtë karrige për të tretin vit radhazi, si edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj.

Image

(Kosova Sot Online)