Publikohet barometri, kjo është përqindja e shqiptarëve që e kanë dëgjuar himnin 'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 16:00
Publikohet barometri, kjo është përqindja e shqiptarëve që e kanë dëgjuar himnin 'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza

Kënga “Mora Fjalë” e interpretuar nga Shkurte Fejza dhe dedikuar Adem Jasharit, u bë himni i çdo përballje që skuadra shqiptare e futbollit kaloi deri në kualifikim e në Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Gjatë kësaj faze, jo të pakta ishin mendimet e kritikat se kjo këngë me gjithëpërfshirjen e shqiptarëve, nuk ishte himni më i përshtatshëm për të shoqëruar Kombëtaren e Futbollit dhe argumentet dhe arsyetimet ishin nga më të ndryshmet.

Barometri sjellë këtë herë përmes gjetjeve të tij mendimin e qytetarëve në lidhje me këtë këngë dhe shoqërimin e ndeshjeve të kombëtares me të.

Sipas Euronews, shumica e tyre (86 % ) shprehen se e kanë dëgjuar këngën “Mora Fjalë” dhe përsëri shumica ( 70,7 % mendojnë se ajo i përfaqëson të gjithë shqiptarët.

Image

(Kosova Sot Online)