“Qaj çdo natë”, Roza Lati tregon se si ndihet

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 12:47
“Qaj çdo natë”, Roza Lati tregon se si ndihet

Moderatorja, Roza Lati, brenda shtëpise së “Big Brother Vip Albania”, ka folur për gjendjen e saj emocionale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Roza u shpreh ndër të tjera se, njerëzit e shikojnë gjithmonë si ajo Roza e qeshur e ekranit por pasi kamerat fiken secili ka gjendjen e vet.

“Kur kam bërë takimin me psikologen e produksionit, i thoja që jam mirë vetëm se qaj çdo natë. Mirë jam i thoja, por kur shtrihesha për të fjetur vendosja facoleta tek veshët sepse më rridhnin lotët dhe e kisha bezdi të më futeshin në vesh. Gjendja ime mendore është në këtë lloj faze. Dua pak kohë për veten. Njerëzit më njohin si ajo Roza e ekranit e qeshur, por kur fiken kamerat, secili ka atë gjendjen e tij”.

(Kosova Sot Online)