Arbana publikon një fotografi simpatike: Se kam kuptuar kurrë pse mami na vishte njësoj derisa u bëra mami vetë

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 08:45
Arbana publikon një fotografi simpatike: Se kam kuptuar kurrë pse mami na vishte njësoj derisa u bëra mami vetë

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka publikuar dy fotografi simpatike në instagramin e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në njërën fotografi shfaqet ajo kur ishte e vogël me vëllain e saj, të veshur njëjtë.

Ndërsa, në fotografi tjetër shfaqet dy djemtë e saj, të veshur po ashtu njësoj.

Arbana ka shkruar se tashmë e kupton se pse nëna e saj e ka veshur njëjtë me vëllain e saj kuri ishin të vegjël.

“Se kam kuptuar kurrë pse mami na vishte njësoj derisa u bëra mami vetë”, ka shkruar Arbana.

(Kosova Sot Online)