Nuk do ta besoni kënd e ka takuar Capital T

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 22:04
Nuk do ta besoni kënd e ka takuar Capital T

Reperi i njohur shqiptar dhe shumë i dashur nga publiku, Capital T, ka pasur fatin të takohet me një prej idhujve të tij të fëmijërisë, legjendën e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët, duke shijuar momentin e takimit të tyre.

Në postimin e tij, Capital T ka zgjedhur të ndajë jo vetëm këtë kujtim të veçantë, por edhe të rikujtojë momentin kur Ronaldo kishte vizituar Kosovën pas luftës së vitit 1999.

”Kënaqësi të takoj R9, heroin tim të fëmijërisë, një prej më të mirëve në fushë dhe jashtë saj, ai e vizitoi Kosovën kur ishte në kulm të karrierës së tij e kjo është një arsye tjetër pse akoma e gëzoj të njëjtën dashuri e respekt për të. Faleminderit Ronaldo vazhdo të jesh i mrekullueshëm. Dhe shihemi së shpejti miku im në një kosovë shumë më ndryshe”, shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë për figurën e Ronaldos.

Image

(Kosova Sot Online)