A ishte parashikuar divorci mes princit Leka dhe Elia Zaharias?

  • a.[ /
  • 18 January 2024 - 16:33
A ishte parashikuar divorci mes princit Leka dhe Elia Zaharias?

Divorci mes princit Leka dhe Elia Zaharias është një lajm që po bën shumë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me qindra gazeta, revista dhe portale po i bëjnë jehonë ndarjes së tyre pas tetë vitesh martesë.

 

Mediat më të rëndësishme në planet, ‘People’,‘Vanity Fair’,  ‘Daily Mail’, ‘New York Post’, ‘Independent’, ‘Fox News’ etj po shkruajnë për këtë ngjarje. Por e përditshmja amerikane, ‘New York Post’ shkruan se ndarja e tyre në vitin 2024 ishte e parashikuar nga një fallxhore. Bëhet fjalë për parashikuesen e njohur të fatit, Sally Morgan.

Ajo i kishte bërë parashikimet e saj në një intervistë për revistën ‘Closer’. Morgan kishte thënë se një çift i veçantë mbretëror do divorcohej në vitin 2024. Shumëkush ndoshta nuk e ka menduar se bëhet fjalë për çiftin mbretëror shqiptar.

SKY News shkruan se tani një beqar i lakmuar, me pak gjak australian, është në ‘treg’.

Por ndoshta kjo gazetë nuk e di se princi Leka ka një tjetër histori të përfolur dashurie në Shqipëri.

Image


(Kosova Sot Online)