Beniada: Mua nuk më pëlqejnë burrat me mustaqe

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 16:43
Beniada: Mua nuk më pëlqejnë burrat me mustaqe

Beniada Nishani së fundmi  ka folur rreth jetës së saj dhe eksperiencës në “BBV”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E pyetur  nëse do të bëhej përsëri pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” a do të lidhej me Romeo Veshaj, duke qeshur ajo tha që i pëlqejnë burrat pa mustaqe por po ti heqë ato do ta mendonte si opsion.

 

 

“Shiko, mua nuk më pëlqejnë burrat me mustaqe. Po ti heqi mustaqet, do ta shikoj përpara e pastaj do t’ju them. Do ta studioj. Unë nuk jam lidhur tek i pari, do lidhem tek ky… Unë nuk jam futur me strategji që të mos lidhem. Thjesht nuk bëj kompromis me dashurinë. Po të kisha pasur ndonjë ndjesi, sigurisht do të kisha dalë e do të kisha bërë shoqëri, por brenda shtëpisë së Big Brother është një presion e është kaq e vështirë që të lidhesh, sepse ti ndjen një presion. Ke frikë të shprehesh, ke frikë ta përqafosh një person.”- u shpreh modelja.

Image

(Kosova Sot Online)