'Big Brother Vip' skualifikon papritmas njërin prej banorëve

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 15:30
'Big Brother Vip' skualifikon papritmas njërin prej banorëve

Pas një deklarate tepër të rëndë dhe të patolerueshme që është bërë pas spektaklit të ‘BBV3’ mbrëmë, një zarf i zi ka ardhur brenda shtëpisë ditën e sotme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për Klodian Duron, i cili me tepër ‘krenari’ tregoi për dhunën që kishte ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij.

 

Ajo çka u deklarua prej Klodian Duros, bie ndesh me rregullat e programit dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë, kështu që në mënyrë të menjëhershme ai është përjashtuar nga formati.

Pas skualifikimit të Klodianit, Vëllai i Madh dha një mesazh për të gjithë banorët e tjerë, që të jenë shumë të kujdesshëm me fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën.

(Kosova Sot Online)